Lajme
Nga sot për të hyrë në Kosovë në kufi duhet t’i ndërroni tabelat
Ka filluar nga dita e sotme reciprociteti me Serbine ne kufijt e Kosoves, shkruan Presheva.AL
Sipas burimeve nga kufiri ne Depce qytetaret e Presheves tani me kane filluar te bejne pritjet dhe pagesat tek byroja kosovare e sigurimit.
Te gjithe shtetasit qe kane targa te Serbise detyrohen ti nderrojne ato ne te Kosoves nese duan te hyjne ne vend.
Ky vendim ka filluar te zbatohet pas skadimit te marreveshjes qe ka pasur kosova deri me 15 shtator 2021.