Lajme
Nuk këndohet himni kombëtar serb në shkollat shqipe në Luginë

Në shkollat në jug të Serbisë, ku janë nxënësit shqiptarë, më 1 shtator nuk u këndua himni kombëtar serb “Boze Pravde”, tha Ragmi Mustafa, president i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
Ai u tha drejtorëve “të japin dorëheqjen vetë nëse nuk janë në gjendje të mbrojnë dinjitetin dhe integritetin e shkollës”.
“Urdhri i ministrit Branko Ruzhiq për të kënduar himnin në shkolla është i paligjshëm” tha Mustafa në prag të fillimit të vitit shkollor.
Qyteti i Bujanocit, ka një shkollë të mesme dhe gjashtë shkolla fillore në të cilat mësimet zhvillohen në gjuhën shqipe.