Reciprociteti i targave, 5 ditë bllokim në Jarinjë dhe Bërnjak
Jarinja dhe Bërnjaku, dy pikat kufitare në veri të Kosovës, për të pestën ditë vijojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit të cilët në disa vende kanë ngritur edhe barrier zhavorri. Ata kanë ngritur kampe dhe nuk pranojnë të largohen nga aty pa u hequr masa e reciprocitetit për targat.
Ndërkohë që në vendkalimet kufitare është janëe vendosur edhe trupa ushtarake serbe, të gatshme për të ndërhyrë nëse do të ketë përkeqësim të situatës.
Merret vesh se me të arritur në vendin e ngjarjes, rusët kanë shkaktuar një dozë shqetësimi edhe te disa serbë vendas. Mirëpo, ata janë nga serbë që kanë ardhur këto ditë nga Mali i Zi.
Prezenca e shtetasve rusë ka shqetësuar edhe disa serbë lokalë, pjesë të protestuesve. Pavarësisht dy pikave kufitare të bllokuara, në katër të tjera vijon puna normalisht. Të dhëna të tjera të sigurta nga burimet në veri, thuhet se mbrëmë ka hyrë një grup i serbëve nga Serbia, të përfshirë në puçin e organizuar nga rusët në Podgoricë në vitin 2016, në krye me Bratislav Dikiçin.
Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve ministri i Brendshëm Aleksandër Vulin tha sot se Prishtinës do t’i duhet të heqë dorë nga masa e në mënyrë që t’i rikthehen dialogut, pasi sipas tij “Serbia nuk negocion me arme të drejtuar në ballë”.
Autoritetet e Kosovës konfirmojnë se që prej të hënës janë lëshuar mbi 6 mijë targa të përkohshme për automjetet me targa serbe.