Lajme

Si duket formulari pa të cilin nuk mund të hyni në Maqedoni?

Rregullat e reja për hyrjen në Maqedoninë veriore kanë hyrë në fuqi.

Qytetarët e huaj dhe ata maqedonas duhet të kenë me vete njërin nga këto tre dokumente kur të hyjnë në Maqedoninë e Veriut nga 1 shtatori: certifikatën e vaksinës, test PCR negativ (jo më i vjetër se 72 orë) ose testin e shpejtë, testin antigjen (jo më të vjetër se 48 orë) ose dëshmi që ata kanë kaluar kovid 19 (45 ditë nga shërimi).

Qytetarët e huaj që kalojnë tranzit përmes Maqedonisë Veriore do të mund të kalojnë brenda pesë orëve, ku në kufi nënshkruajnë një deklaratë që lëshon vendin brenda orëve të caktuara.

Deklarata e tranzitit që qytetarët duhet të plotësojnë në pikën kufitare në Maqedoninë e Veriut, pra udhëtarët mbushin formularin dhe duhet ta keni formularin në dy kopje, një për hyrje dhe një për dalje nga vendi.

Këto rregulla të reja shkaktuan bllokime të mëdha trafiku në pikat kufitare.

Related Articles

Back to top button