Valdet Sadiku nga Presheva zyrtarisht ambasador i Kosovës në Washington

Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Valdet Sadikut zyrtarisht ka mbërritur në Washington D.C.
Përmes një postimi në Twitter nga profili zyrtar i ambasadës së Kosovës në SHBA, stafi i kanë uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri.
“Të gjithë gati. Mirësevini ambasador Valdet Sadiku! Java e parë e punës është kryer, gati për fillime të reja. Ekipi i kompletuar, të gatshëm për sfidat e radhës”, thuhet në postimin e ambasadës.
Ndërsa Sadiku e ka ripostuar këtë shkrim, ku është shprehur i nderuar që do t’i shërbej Kosovës në SHBA.
“Jam i nderuar që kam arritur në Washington DC dhe jam i nderuar që i shërbej vendit tim në nxitjen e partneritetit të ngushtë me aleatin më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Sadiku.