Lajme
Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi më 3 prill 2022?

Përfaqësuesit e Partisë Progresive Serbe (SNS) hodhën poshtë kërkesën e opozitës për të ndarë zgjedhjet vitin e ardhshëm në negociatat mbi kushtet e zgjedhjeve.
Në negociatat me ndërmjetësuesit e BE-së, delegacioni i SNS hodhi poshtë kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve ndaras dhe propozoi që të organizohen zgjedhje të përgjithshme më 3 prill të vitit 2022.
Presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS, Aleksandar Vuçiq, përsërit disa herë se nuk do të mbahen zgjedhjet ndaras pra ato lokale dhe të përgjithshme, kjo është deklaruar edhe në platformën SPS për kushtet zgjedhore, thekson Blic.