A mundeni ti merrni vaksinën e gripit sezonal dhe të koronës në të njejtën kohë?
Drejtoresha e Institutit “Batut” Verica Jovanoviq ka thene se vaksinimi ndaj gripit sezonal fillon me 15 tetor ne gjithe institucionet shendetesore ne Serbi.
Ajo gjithashtu paraqiti disa pikëpamje të Organizatës Botërore të Shëndetit kur është fjala për imunizimin, si dhe pikëpamjet e Komitetit Kombëtar për Imunizimin, se vaksina e gripit dhe vaksina kundër covid mund të merren në të njëjtën kohë.
Mjekja shtoi se ne duhet te mbrohemi kundër virusit të gripit me të njëjtat masa si kundër kovidit, pra masat e mbrojtjes personale, vënien e maskës në ambiente të mbyllura, distanca kur jemi në turma njerëzish.
“Ne këshillojmë që të gjithë personat që janë në rrezik dhe mbi 65 vjeç të vijnë në pikat e vaksinimit të Qendrës Shëndetësore dhe të marrin vaksinën e gripit” tha drejtoresha i Institutit “Batut”.
Sipas saj, asnjë vaksinë që vihet në përdorim në sistemin shëndetësor nuk mund të vihet në përdorim pa marrë certifikatë nga Agjencia e Barnave e Republikës së Serbisë.
“Është një institucion që ka detyrimin të kontrollojë cilësinë e vaksinave, përmbajtjen dhe të lëshojë një certifikatë që konfirmon se ilaçi ose vaksina mund të përdoret në trajtimin e popullatës së Serbisë. Është një procedurë standarde” shpjegon drejtoresha e Institutit “Batut”.