ARRIN NDIHMA PËR QYTETARËT E SERBISË Mundeni të aplikoni deri më 31 janar! Duhet vetëm të plotësoni një deklaratë
Nga 15 tetori fillon regjistrimi i tatimpaguesve për mbështetje financiare nga shteti.
Parakushti për të pasur të drejtën për këtë mbështetje financiare është vetëm një aplikim me të dhënat e biznesit.
“Nga 15 tetori 2021, deri më 31 janar 2022, tatimpaguesit e fiskalizimit mund të paraqesin një deklaratë për mbështetje financiare për fiskalizimin në Administratën Tatimore përmes portalit ePorezi” thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore.
E drejta për mbështetje financiare prej 100 eurove i mundësohet secilit lokal biznesi të regjistruar, si dhe për secilën arkë të regjistruar aktive të fiskalizuar.
Tatimpaguesit ekzistues si dhe tatimpaguesit e rinj të cilët nuk janë të regjistruar në sistemin e tatimit mbi vlerën e shtuar në ditën e dorëzimit të Deklaratës, marrin mbështetje financiare në shumën e shtuar me 20 për qind.