Lajme

Bill Clinton shtrohet ne spital

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine për një infeksion të traktit urinar, i cili u përhap në qarkullimin e gjakut.

“Ai u pranua në ICU për monitorim të afërt gjersa po trajtohet me katër antibiotikë të ndryshëm dhe lëngje. Ai mbetet në spital për monitorim të vazhdueshëm”, shkruan në deklaratën e përbashkët të Dr. Alpesh Amin, drejtor i mjekësisë në Qendrën Mjekësore UC Irvine, dhe Dr. Lisa Bardack, mjeku kryesor personal i Clintonit. Ata thanë se Clinton ishte në ICU për privatësi dhe siguri dhe jo sepse ka nevojë për kujdes intensiv.

Clinton është në humor të mirë, duke folur me familjen dhe stafin, dhe është në gjendje të ecë në këmbë, sipas mjekëve dhe stafit të tij.

Pas dy ditëve të trajtimit, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohen dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve”, thanë mjekët duke shtuar se “Ne shpresojmë që ai të kthehet në shtëpi së shpejti”.

Clinton, i cili ishte në Kaliforni për një ngjarje private me fondacionin e tij, ishte ndjerë i lodhur të martën dhe u pranua në spital pas testimit, sipas zyrës së tij.

Mjekët e ish-presidentit thanë se infeksionet urologjike janë shumë të zakonshme tek njerëzit e moshuar dhe ato trajtohen lehtësisht, edhe pse ato mund të përhapen shpejt në qarkullimin e gjakut.

Atij do t’i jepen antibiotikë intravenozë deri të premten (sot), kur ka të ngjarë të kalojë në antibiotikë oralë.

Clinton, 75 vjeç, kishte kryer operacion katërfish të zemrës në vitin 2004 dhe kishte futur dy stente për të hapur një arterie në vitin 2010. Mjekët theksuan se shtrimi në spital nuk ishte i lidhur me zemrën ose COVID-19.

Related Articles

Back to top button