Çdo pushtet që vie në Preshevë, ndryshon webfaqen e komunës
Web faqja e komunes se Presheves duhej te ishte per informimin e drejte dhe te shpejte dhe rritjen e transparences si dhe ofrimin e sherbimeve me te lehta per qyetetaret e komunes se Presheves te cilet jetojne ne Presheve ose ne diaspore, shkruan Presheva.AL
Web faqja zyrtare e komunes ka vite qe nuk eshte aktive dhe aty publikohen vetem konkurset dhe nuk ka asnje sherbim online qe i ofron qytetareve te Presheves.
Pas ndrrimit te pushtetit ne komunen tone tani eshte bere tradite qe web faqja zyrtare te perpunohet dhe te ndrrohet formati vizual i saj por jo te avancohet qe t’i mundesoj qytetareve sherbimet online te raportojne per problemet dhe korrupsionin ose te bejne kerkesa per leje te ndertimit ose te paisen me dokumentacione personale, sic e ofrojne shume web faqe neper komuna te ndryshme neper Serbi.
Sic meson Presheva.AL webfaqja zyrtare presevo.rs eshte ne perpunim dhe nuk dihet kur do te jete publike per qytetaret dhe cfare sherbime te reja do te ofroje, por nje gje tani dihet qe cdo pushtet qe vie ne Presheve bene ndryshimin e saj.