Lajme
Kosova ende nuk ia kompenzon Luginës shpenzimet e targave
Shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk i kompensohen shpenzimet për targat e përkohshme të Kosovës.
Mbi 13 mijë targa të përkohshme u lëshuan nga Republika e Kosovës gjatë 15 ditëve sa qëndroi në fuqi vendimi për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë.
Taksën për pajisje me këto targa e kanë paguar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, por ata nuk do të kompensohen, siç kishin marrë premtime nga Kosova.
Ministrina e Punëve të Brendshme për formën e kompensimit, ka thënë se pas marrëveshjes së re në Bruksel, letërngjitëset ofrohen pa pagesë për të gjithë.