Lajme
Ndalohet shoferi nga Presheva që voziti makinën në gjendje të dehur

Një shofer është arrestuar në Preshevë, pasi që kishte vozitur në gjendje të dehur.
Gjatë aksionit rajonal nga policia rrugore e Administratës së Policisë në Vranje ndaloi një shofer 69-vjeçar në Preshevë, i cili po ngiste makinën në gjendje të dehur, pas testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 1.30 miligram alkool në trup.
Ai u urdhërua të mbahet në paraburgim deri në orën 12 dhe kundër tij u paraqit një kallëzim kundërvajtjeje nga Ligji për Sigurinë në Trafik.