Nëse keni marrë vaksinën kundër kovid – kur mund të merrni të gripit sezonal
Eshtë e sigurt të marrësh vaksinën kundër kovid 19 dhe vaksinën e gripit në të njëjtën kohë, dhe kjo nuk ndikon negativisht në përgjigjen imune që ato shkaktojnë, tregoi një studim britanik i botuar sot.
Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Bristol, tregoi se efektet anësore të raportuara ishin zakonisht të buta deri të moderuara, në një test të kryer me tre vaksina të gripit dhe një vaksinë kundër Covid 19 të prodhuar nga Pfizer dhe Biontek ose AstraZeneca.
Studimi përfshiu 679 vullnetarë në 12 vende në Angli dhe Uells, dhe u botua si një version pune.
Ju keni marrë vaksinën kundër kovid – kur mund të merrni te gripit sezonal?
Britania dhe vendet e tjera në hemisferën veriore po përgatiten për një dimër të ashpër dhe mundësinë e një rritje të numrit të rasteve të gripit, duke qenë se kufizimet në distancimin shoqëror në lidhje me distancimin shoqëror janë lehtësuar.
Doza e tretë e vaksinës kundër Covid 19 në Britani aktualisht po u jepet të moshuarve dhe të prekshëmve, si dhe punonjësve shëndetësorë, ndërsa qeveria e Kryeministrit Boris Johnson ka njoftuar gjithashtu programin më të madh të vaksinimit të gripit në histori këtë vit.