Lajme

Nëse keni ndonjë familjarë të sëmurë me kovid në Vranjë, në këtë numra merrni info për gjendjen shëndetësore të tij

Qendra Shëndetësore në Vranje ka publikuar numrat e telefonit ku anëtarët e familjes të pacientëve të shtruar në spital do të jenë në gjendje të marrin informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të pacientit.

Sipas Qendrës shëndetësore në Vranjë nga dita e Premte më datë 15 Tetor, nga ora 13 pasdite deri në ora 15 pasdite, anëtarët e familjes të pacientëve të infektuar me Kovid 19 të cilët po marrin trajtim spitalor në spitalet Kovid në Vranje do të jenë në gjendje të marrin informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të pacientëve nga doktori në detyrë.

Për këto qëllime, numrat e mëposhtëm të telefonit janë aktivë:

Për spitalin Kovid 1 (ndërtesa e Psikiatrisë): 064 8990467

Për Spitalin Kovid 2 (ndërtesa e vjetër e Kirurgjisë): 064 8990468

Related Articles

Back to top button