Lajme
Nga sot në Zvicër testet paguhen 50 franga
Duke filluar nga sot, njerëzit e pavaksinuar do të duhet të paguajnë rreth 50 franga për t’u testuar në Zvicër.
Këshilli Federal fillimisht njoftoi se testet e paguara do të fillojnë më 1 tetor, por e zgjati afatin deri në datën 11 për t’u dhënë njerëzve më shumë kohë për t’u vaksinuar.
Presidenti zviceran Guy Parmelin tha se taksapaguesit e vaksinuar nuk duhet të paguajnë për testimin për ata që zgjedhin të mos i marrin vaksinat.
Testet do të jenë falas për njerëzit që kanë simptoma të koronavirusit dhe ata nën 16 vjeç.