Lajme

Nga sot shkolla i kthehet normalitetit, nuk ka më mësim online

Ministria e Arsimit njoftoi modelet më të fundit sipas të cilave nxënësit do të shkojnë në shkollë nga e hëna e 4 tetorit 2021.

Sipas mbledhjes së fundit të situatës epidemiologjike në shkolla, asnjë shkollë në Serbi nuk do të jetë në modelin e tretë nga java e ardhshme, domethënë nuk ka mësim përmes internetit. Këtë e deklaroi ministri Branko Ruzhiq.

Vendimi bazohet në të dhëna nga shkollat dhe qeverisja lokale se shkollat nuk janë vend ku infektohen nxënësit dhe se fëmijët janë infektuar kryesisht jashtë shkollës. Prandaj, thotë ministri, është e rëndësishme që prindërit të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë nëse ndonjë nga anëtarët e familjes ka ndonjë simptomë ose është i infektuar me virus.

“Fëmijët janë më të rëndësishmit për ne dhe ne të gjithë duhet të bëjmë çmos për të siguruar që arsimi është i cilësisë më të lartë për ta dhe kjo cilësi është që mësimi të bëhet në klasa,” tha ministri.

Related Articles

Back to top button