Lajme

Nxënësi nga Presheva Ajan Hajrullahu i pari në garat ndërkombëtare të matematikës në Kosovë

Nxenesi i Sh.F.”Prof.Ibrahim Kelmendi ” nga Presheva, Ajan Hajrullahu eshte renditur ne vendin e 1-re per nxenesit e perzgjedhur ne garat nderkombetare te matematikes Kangaroon Contest 21-Kosova, per klaset e V dhe te VI te arsimit fillore.

Eshte ky edhe nje sukses i shkolles fillore Ibrahim Kelemendi ne Presheve nga e cila nxenes te shumte po korrin suksese ne garat rajonale.
Kjo gare ne te cilen Ajan Hajrullahu ka prezantuar eshte organizuar per here te peste nga Instituti ATOMI ne Prishtine e cila eshte mbajtur me 20 mars 2021.

Në kete garë kanë marrë pjesë rreth 2 mijë nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova dhe Lugina e Presheves.

Fituesit e vendeve të para në 6 kategoritë e Garës Kangaroo do të shpërblehen me medalje, libra dhe bursë studimi për fituesin në nivel vendi e shpërblime të tjera.

Fituesit e vendeve të para për secilën nga 6 kategoritë e Garës Kangaroo 2021 në Kosovë:
– Fituese e Vendit të Parë për Kategorinë 1 (klasa 1&2) është ANISA BERISHA.
– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 2 (klasa 3&4) është ZGJIM GËRVALLA.
– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 3 (klasa 5&6) është AJAN HAJRULLAHU.
– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 4 (klasa 7&8) është SHPENDI DEVA.
– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 5 (klasa 9&10) është OLTI IMERI.
– Asnjë nxënës nga kategoria 6 nuk është i përzgjedhur.

Fituesit e tri vendeve të para në nivel vendi për të gjitha kategoritë e Garës Kangaroo 2021 në Kosovë janë:
– Fitues i Vendit të Tretë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2021 në Kosovë është UNIK BAHTIRI.
– Fituese e Vendit të Dytë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2021 në Kosovë është ZGJIM GËRVALLA.
– Fitues i Vendit të Parë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2021 në Kosovë është SHPENDI DEVA, i cili do të shpërblehet edhe me një laptop dhuratë nga Instituti ATOMI dhe Gara Kangaroo.

Related Articles

Back to top button