Presheva radhitet e 4-ta në Serbi për nga numri i të vaksinuarve
Përderisa në shumicën e komunave në Serbi vaksinimi kundër koronavirusit po stagnon, komunat shqiptare ajo e Preshevës dhe Bujanocit regjistrojnë rritjen më të madhe të numrit të qytetarëve të vaksinuar në Serbi, percjell Presheva.AL
Me 67.4 përqind të atyre të vaksinuar kundër koronavirusit, Presheva është në vendin e 4 -të në Serbi, pas Qytetit të Vjetër, Savski Venac dhe Vraçarit, raporton Presheva.AL
Ditët e fundit në Preshevë ka më shumë qytetarë që po presin tek pikat e vaksinimit se sa në ambulancën Kovid.
Vijnë edhe të rinj edhe mosha më të vjetra, ata kryesisht zgjedhin vaksinën Pfizer.
Në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë rreth 300 persona marrin vaksinën çdo ditë dhe në mesin e tyre ka gjithnjë e më shumë të rinj që duan të vaksinohen.
“Për shkak të kufirit, shumica e këtyre të rinjve vijnë tek ne këtu dhe për shkak të fakultetit, i cili shkon dhe kërkon vaksina”.
“Personat e moshuar ata të gjithë erdhën në shkurt, mars, të gjithë erdhën për t’u vaksinuar atëherë” thotë koordinatori për vaksinimin në Preshevë, Edvig Sahiti.