SKANDAL: Ardita Sinani – presion projektuesit per ndrrimin e pllakave te trotuari
Me të ardhur në pushtet, ndër veprimet e para që ka ndërmarrë kryetarja jolegjitime Ardita Sinani, më datë 14 qershor të këtij viti, i drejtohet me shkresë zyrtare projektuesit të trotuarit nga ish Tregu i gjelbër deri te sh.f. “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, për të siguruar PËLQIMIN për ndërrimin e pllakave të gurit (plavi tok trešnja) me dimensione 60x40cm, me pllaka të betonit 30x20cm ose 20x20cm.
Këtë gjë e ka bërë për arsye korruptive, edhe atë duke zëvendësuar materiallin (pllakat e gurit) që vetëm për t’i blerë kushtojnë mbi 40€/m2, me pllaka të betonit me çmim të blerjes 5€/m2, me qëllim të përvetësimit të diferencës financiare të projektit nga ana e kleptokratëve të pushtetit aktual të komunës së Preshevës.
Kujtojmë që vlera e kontraktuar e projektit është 500.000 euro.
Në vijim po ua paraqesim Shkresën zyrtare të kryetares jolegjitime të datës 14.06.2021. të drejtuar projektuesit për dhënien e pëlqimit, si dhe përkthimin e këtij dokumenti në gjuhën shqipe:
Preshevë, 15.10.2021
Shërbimi për Informin i Alternativës për Ndryshim