Tiodoroviq: Nëse vaksinojmë 80 përqind të popullatës, i heqim maskat në pranverë
Epidemiologu prof. Dr Branislav Tiodoroviq vlerësoi sot se nëse vaksinohen 80 përqind e njerëzve, do t’i heqim maskat në pranverë.
Anëtari i Shtabit të Krizave, Tiodoroviq, tha se zgjidhja e vetme në epidemi janë vaksinat.
Ai kujton se në këtë moment, ne kemi 54 përqind të personave të vaksinuar, dhe për të hyrë në vitin tjetër në mënyrë më paqësore, ne kemi nevojë, siç thekson ai, 80 përqind të mbulimit të imunizimit.
Ai thekson se ne do të jemi në gjendje të heqim maskat në pranverë, por vetëm në rrethanat e përmendura, dhe se përndryshe do të na presë një proces natyror, i cili është mizor dhe mund të lërë pasoja fatale.
Tiodoroviq e vlerëson situatën aktuale epidemiologjike në Serbi si të jashtëzakonshme, duke marrë parasysh numrin e te infektuarve, të shtruarve në spital, por edhe vdekjeve, i cili ende nuk është në rënie.