Lajme

Vuçiq: “Do të jetë 440 euro”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, postoi një video në Instagram në të cilën shfaqen rezultatet e arritura, por gjithashtu ne video njoftohet edhe për një ndihmë të re për qytetarët.

“Në fillim të vitit 2022, pensionistët do të marrin ndihmë nga shteti deri në 20,000 dinarë, dhe deri në vitin 2025 ata do të kenë një pension mesatar prej 440 euro,” njoftoi Vuçiç në përshkrimin e njoftimit në atë rrjet social.

“Ne e arritëm atë së bashku,” vuri në dukje ai.

Videoja kujton se pensionet rriten vit pas viti, çdo vit, dhe se dhjetë vjet më parë, pensioni mesatar mezi arrinte 200 euro.

Ai shton se, pavarësisht reformave të vështira, pensionet janë rritur me rreth 25 përqind që atëherë. Vetëm në katër vitet e fundit, pensionet mesatare në Serbi janë rritur në terma realë me rreth 14 përqind, dhe përfitimet në para paguhen të paktën një herë në vit.

Related Articles

Back to top button