Lajme

Ambasadori i Serbisë në Bullgari viziton të riun nga Presheva i cili i mbijetoi aksidentit

Ambasadori i Serbisë në Bullgari Zheljko Joviq ka vizituar Lulzim Sulejmanin nga Bushtrani, komuna e Preshevës, i cili i mbijetoi aksidentit, ku të paktën 46 persona humbën jetën në një autobus që morri flakë afër Sofjes.

Foto e vizitës është postuar në faqen e ambasadës.

Joviq i ka uruar Lulzimit shërim te shpejt dhe kthim në shtëpi, thuhet në faqen e ambasadës.

Lulzimi dhe e fejuara e tij, janë ndër 7 të mbijetuarit e aksidentit në autobusin e kompanisë Besa Trans që kthehej nga Turqia.

Related Articles

Back to top button