Lajme

Austria plan izolimi për të pavaksinuarit

Një plan për izolimin e personave të pavaksinuar kundër koronavirusit ka marrë sot mbështetjen e shumicës së qeverive shtetërore të vendit, raportoi APA.

Një takim midis kancelarit Alexander Schallenberg, ministrit të Shëndetësisë Wolfgang Mueckstein dhe krerëve të shteteve është caktuar të dielën për të vendosur rregullat lidhur me këtë sistem izolimi, i cili më pas pritet të miratohet nga legjislatura.

Kjo përpjekje vjen pasi vendi regjistroi një numër tjetër rekord të rasteve me COVID-19 prej më shumë se 13 000. Incidenca shtatëditore në Austri për 100 000 persona gjithashtu u rrit në 8 146. Këto të dhëna u shfaqë vetëm disa ditë pasi u shtrënguan rregullat që pengojnë aksesin në shumicën e hapësirave publike për ata që nuk kanë zgjedhur ende të vaksinohen.

Kryetari i bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig, tha gjithashtu se ai e mbështet planin, duke shtuar se kishte ende nevojë për informacione më specifike.

Megjithatë, mbështetja për planin nuk ishte absolute. Disa ministra të shtetit thanë gjithashtu se kishin nevojë për më shumë informacion. Dhe Hans Peter Doskozil, kryeministri i Burgenland, tha se kishte pyetje se si do të monitorohej izolimi dhe se si mund tu shpjegohej disa rajoneve ku normat e vaksinimit kanë qenë relativisht të larta.

Related Articles

Back to top button