Lajme

Autolarjet në Preshevë i rritin çmimet

Autolarjet në Komunën e Preshevës, kanë vendosur që ta rrisin çmimin për larjen e automjeteve për një qind dinarë, raporton Presheva.AL

Kompanitë e autolarjeve në komunën e Preshevës kanë vendosur t’i rrisin çmimet për larjen e automjeteve për njëqind dinarë. Derisa çmimi për larjen e automjeteve ka filluar nga 400 dinarë tash me rritjen e çmimeve nga 1 dhjetori do të bëhet 500 dinarë.

Presheva.AL mëson se të gjithë autolarjet në komunën e Preshevës kanë vendosur që nga 1 dhjetori të rrisin çmimet me nga 100 dinarë.

Çmimet e reja duke filluar nga 1 dhjetori do të jenë si më poshtë.

Çmimi i veturave rritet nga 400 në 500 dinarë.
Çmimi i veturave-kombi nga 500 në 600 dinarë.
Çmimi për kombi Sprinter nga 600 në 700 dinarë. PRESHEVA.AL

Related Articles

Back to top button