Lajme
Banorët e Rahovicës të pakënaqur nga vlerësimi i dëmeve nga vërshimet nga komuna e Preshevës
Mure të demtuara, dhoma të mbushura me baltë, teknik e bardhë e dëmtuar dhe vetura te mbushura me baltë, kështu dukeshin shtëpitë në fshatin Rahovicë që u kapluan nga vërshimet. Nje banore nga fshati Rahovice thekson se vlerësimi i dëmit nga ana e komisionit komunal nuk është bërë në mënyrë të drejtë për arsye se nuk janë vlerësuar të gjitha dëmet.
“Sipas „ekspertëve“ te komunes ky dame vlen 55.000 din (470 eu.)” Ka shkruar ai ne rrjetin social facebook duke i publikuar edhe fotot e demeve qe ai ka pasur.
Kujtojme se komuna e Presheves ka marrur ndihme financiare nga qeveria e Kosoves dhe Shqiperia per ndihme ndaj banoreve te prekur nga vershimet ne fshatin Rahovice dhe Raince.