Lajme

Fillon aplikimi për ndihmën prej 20 euro, ja si duhet ta bëni

Të hënën fillon aplikimi për 20 euro ndihmë shtesë financiare nga qeveria serbe dhe për këtë duhet të aplikojnë vetëm ata qytetarë që nuk janë regjistruar më herët për ndihmën e mëparshme prej 60 eurosh.

“Qytetarët që kanë aplikuar për ndihmë financiare prej 30+30 euro në muajin maj, si dhe pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale dhe personat në Institutin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, nuk duhet të aplikojnë për ndihmë shtesë shtetërore prej 20 euro e cila do t’u paguhet automatikisht në muajin dhjetor”, tha ministri i finansave Sinisha Mali.

Ai shpjegoi se të drejtën e aplikimit kanë edhe ata që ndërkohë janë rritur, ndërsa qytetarët mund të aplikojnë në portalin e Administratës së Thesarit, në adresën e internetit idp.trezor.gov.rs. duke shkruar të dhënat e tyre siç janë: numri i letërnjoftimit, nurmi personal si dhe të zgjedhim se në cilën bankë dëshirojnë ti tërheqin parat.

Related Articles

Back to top button