Në këtë vend, ata që nuk janë vaksinuar do të duhet të paguajnë vetë për trajtimin
Qeveria e Singaporit ka marrë një vendim që pacientët e pavaksinuar me COVID-19 nuk do të mund të trajtohen më në kurriz të shtetit, por do të duhet të përballojnë vetë shpenzimet.
– Aktualisht, të pavaksinuarit përfaqësojnë shumicën e personave që janë në terapi intensive. Ato kontribuojnë në barrën e burimeve tona shëndetësore. Nga 8 dhjetori, për këtë arsye, do të fillojmë t’i tarifojmë pacientët që nuk duan të vaksinohen me dëshirën e tyre, do t’i ngarkojmë shpenzimet e trajtimit – thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ata që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore, si dhe fëmijët nën moshën 12 vjeç, do të mund të trajtohen sërish me shpenzimet e shtetit në rast sëmundjeje.
Me këtë masë, autoritetet e Singaporit duan të inkurajojnë vaksinimin e qytetarëve, i cili është ndërprerë, dhe njëkohësisht numri i përditshëm i rasteve të reja po rritet.