Në Maqedonin Veriore shtrenjtohet dizeli, ulet çmimi i benzinës
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,28 % në raport me vendimin e datës 8.11.2021.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,407 denarë/kg dhe tani do të jetë 41,852 den/kg.
Nga data 16.11.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS 95 – 75,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS 98 – 77,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 68,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 67,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,852 (denarë/kilogram).
Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë ulje te benzina mesatarisht për 4,081 %, te nafta ka rritje për 0,276%, te vaji ekstra i lehtë gjithashtu ka rritje për 0,506 %, ndërsa te mazuti ka rritje për 0,672%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 16.11.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.