Nga nesër mund të aplikoni për 20 eurot
Ndihma nga qeveria per qytetaret e saj te rritur do te vi edhe ne fund te muajit te ketij viti. Ne fillim te muajit nentor qeveria ne Beograd u dha nga 30 euro te gjithe atyre qe kane aplikuar me heret. Jane gjithesejt një milion e 757 mijë qytetarë të regjistruar qe i kane marre nga 30 euro.
Keto pagesa nga qeveria serbe behen ne kuader te paktes se ndihmes ekonomike, me synim uljen e pasojave të pandemisë së koronavirusit, e cila i dha 5.7 milionë qytetarëve të rritur të Serbisë këtë lloj ndihme.
Nga neser qytetarët mund të presin pagesën prej 20 euro në dhjetor, për të cilën ata që kanë aplikuar për ndihmë prej 30 + 30 euro nuk duhet të aplikojnë më, duke shtuar se aplikimet do të jenë të hapura vetëm për ata që nuk e kanë aplikuar në muajin maj, si dhe për ata që ndërkohë kanë plotësuar kushtet për aplikim të mëvonshëm, pra te gjithe qytetaret qe nuk kane pasur leternjoftim te vlefshem ateher dhe te rinjet qe kane mbushur nderkohe 18 vite duhet te aplikojne, ndersa ata qe kane pranuar ndihme e fundit prej 30 eurove nuk kane nevoje te aplikojnr pasi shteti do tua leshok automatikisht ne llogarine e tyre.