Numrat e të infektuarve po rriten në rrethin e Pçinjës, Presheva me asnjë rast pozitiv
74 persona të tjerë të infektuar me koronavirus në rrethin e Pçinjës
Në qarkun e Pçinjës, sipas të dhënave më të fundit nga Shtabi i Qytetit për Situatat Emergjente, nga 361 persona të testuar, 74 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Nga ky numër, 48 janë nga Vranja, 9 nga Trgovishtja, 6 nga Surdulica dhe Vladiçin Han, 3 nga Bujanoci dhe 2 nga Bosilegradi. Në spitalet “Kovid” të Shtëpisë Shëndetësore në Vranjë janë shtruar 87 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe pneumoni, ndërsa 57 pacientë ishin me oksigjen. 7 pacientë janë shtruar për trajtim spitalor dhe 6 kanë dalë nga spitali.
Gjatë ditës në ambulancën ATD janë kryer 223 ekzaminime, nga të cilat 88 kanë qenë të parat. Gjithashtu janë kryer 3 teste të shpejta, 6 PCR dhe 89 teste antigjenike. Prej tyre, 37 janë pozitivë me koronavirus