Panik në Pfizer: Të dhëna të vjedhura për vaksinën kundër kovidit

“Pfizer” paditi një punonjës afatgjatë për vjedhjen e pretenduar të “një numri të madh” dokumentesh konfidenciale, përfshirë ato që lidhen me vaksinën kundër koronës.
Në një padi të ngritur të martën në një gjykatë federale në San Diego, “Pfizer” tha se ishte një punonjëse, Jun Xiao Li, e cila shkeli marrëveshjen e saj të konfidencialitetit duke transferuar më shumë se 12,000 skedarë, pa leje, në llogaritë dhe pajisjet e saj personale laptop biznesi.
“Për shkak të numrit të madh të dokumenteve që znj. Lee përvetësoi në mënyrë të paligjshme, “Pfizer” nuk ka përcaktuar ende shtrirjen e sekreteve të biznesit dhe informacionit konfidencial që posedon”, tha kompania.
Materialet e supozuara të vjedhura përfshijnë një “manual” të datës 24 shtator, i cili përmban vlerësime dhe rekomandime të brendshme për vaksinën Pfizer-Bayontek kundër koronavirusit, më pas marrëdhëniet e “Pfizer” me partnerin gjerman për vaksinat, si dhe prezantime në lidhje me antitrupat kundër kancerit.
Kompania “Pfizer” tha se Lee, e cila ishte ndihmësdrejtoreshë për statistika, në disa raste ka tentuar të mbulojë gjurmët e asaj që ka bërë. Gjithashtu thuhet se e pandehura ka mashtruar “Pfizer” se çfarë ka marrë, si e ka marrë, kur dhe pse e ka bërë dhe ku janë të dhënat e vjedhura.
Gjithashtu thuhet se Lee ka punuar në kompani për 15 vite, por se së fundmi ka marrë një ofertë për një punë të re në kompaninë “Xenkor Inc.”, një kompani kaliforniane që fokusohet në trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve autoimune.
“Pfizer” po ashtu deklaroi se kompania e tyre po përballet me një problem të madh – se konkurrentët po tentojnë të marrin përsipër punonjësit e tyre gjatë gjithë këtij viti.