Lajme
Për herë të parë në Serbi: Arritën 200,000 doza të vaksinës Moderna
Instituti Torlak mori 200,000 doza të vaksinës Moderna, e cila iu dhurua Serbisë nga Polonia.
Kjo është hera e parë që vaksina e Moderna ka mbërritur në Serbi.
Vaksinat u dorëzuan nga ministrja për Integrime Evropiane Jadranka Joksimoviq, Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë Mirsad Gjerlek, nënkryetari i Kuvendit të Serbisë Vladimir Orliq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Shimon Shinkovski vel Senk dhe zv. Kryetarja e Parlamentit polak Malgozhata Gosjevska.
Me ardhjen e vaksinës Moderne, pesë vaksina do të jenë në dispozicion të qytetarëve në Serbi.