Lajme

Pushteti në Preshevë nuk ndalet “prish” projektet që rregullonin komunikacionin brenda qytetit

Tashme eshte bere nje model i qeverisjes ne Presheve “prishja” e projekteve qe i ka filluar ose ndertuar qeverisja e kaluar.

Pushteti aktual qe qeveriset nga 4 partite PDSH-PVD-LR-UDSH dite me pare ka filluar prishjen e rrethrrotullimeve qe ishin ndertuar nga qeverisja e kaluar e Shqiprim Arifit dhe rregullonin komunikacionin brenda qytetit ne disa pjese qe ishin me te ngarkuara.

Keto prishje kane filluar nga tregu i gjelberte ne Presheve duke vazhduar ne stacionin hekurudhor dhe dje eshte hequr edhe ne rrugen 15 nentori afer shkolles fillore.

Edhe pse pushteti komunal shumicen e projekteve i ka gjetur te gatshme nuk po eshte ne gjendje qe ato ti realizoje dhe te implementoje dhe po merret me “prishjet” e tyre, keshtu kjo qeverisje vërtet po duket shumë qesharake. Rregullimi i ketyre projekteve qe rregullonin komunikacionin brenda qytetit, buxhetit te Presheves i ka kushtuar dhe pas disa muajve mjetet e harxhuara hidhen ne mbeturina dhe behen te pavlere per interesa politike e qe kane te vetmin qellim qe pushtetaret te duket se po punojne.

Projekti i rradhes qe pritet te prishet ndosha do te jene semaforat tek kryqezimi ne rrugen 15 nentori, por kjo mbetet te shihet.

Related Articles

Back to top button