Si të aplikoni për 20 euro dhe kush nuk duhet të aplikojë
Ka filluar nga skt aplikimi për 20 euro ndihmë shtesë financiare nga qeveria serbe dhe për këtë duhet të aplikojnë vetëm ata qytetarë që nuk janë regjistruar më herët për ndihmën e mëparshme prej 30+30 euro.
“Qytetarët që kanë aplikuar për ndihmë financiare prej 30+30 euro në muajin maj, si dhe pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale dhe personat në Institutin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, nuk duhet të aplikojnë për ndihmë shtesë shtetërore prej 20 euro e cila do t’u paguhet automatikisht në muajin dhjetor”, tha ministri serb i finansave Sinisha Mali.
Të drejtën e aplikimit për ndihmën prej 20 euro e kanë personat që nuk kanë aplikuar më herët për shkak se nuk ka pasur një letërnjoftim të vlefshëm dhe ata persona që në ndërkohë kanë mbushur 18 vite, ndërsa qytetarët mund të aplikojnë në portalin e Administratës së Thesarit, në adresën e internetit idp.trezor.gov.rs.
Aplikimi bëhet duke i shkruar të dhënat e nga letërnjoftimi siç janë: numri i letërnjoftimit, nurmi personal si dhe të zgjedhni se në cilën bankë dëshironi ti tërheqin parat.