Sot është dita e fundit për aplikim për 20 eurot nga shteti

Pensionistët do ta marrin pagesën më 7 dhjetor.
Ka mbetur edhe një ditë për të aplikuar përmes portalit të Administratës së Thesarit idp.trezor.gov.rs për ndihmën shtesë financiare prej 20 euro.
Kjo vlen për ata që nuk kanë aplikuar më parë për 30 + 30 euro, ose nëse ndërkohë kanë fituar të drejtën e kësaj ndihme, pra i kane mbushur mbi 18 vjet.
Më 7 dhjetor fillimisht do ta marrin pagesën pensionistët, e më pas më 8 dhe 9 dhjetor qytetarët e tjerë të Serbisë që kanë aplikuar.
“Ne kemi investuar gjithsej tetë miliardë euro përmes tri paketave të ndihmës, për të ndihmuar ekonominë tonë dhe qytetarët e Serbisë. Çdo premtim e kemi paguar brenda ditës dhe me dinarë” ka shkruar ministri i Financave Sinisha Mali.