Sot pensionerët marrin 30 euro

Ministri i Financave, Sinisha Mali, ka bërë të ditur se sot do të fillojë pagesa e ndihmës financiare prej 30 eurosh për të gjithë qytetarët e moshës madhore të Serbisë.

Është një masë që po zbatohet në kuadër të paketës së tretë të mbështetjes për ekonominë dhe qytetarët me qëllim zbutjen e pasojave të pandemisë dhe paratë do të paguhen fillimisht për pensionistët dhe përfituesit e ndihmës financiare sociale.

“Pra, të hënën, më 1 nëntor, pensionerët, si dhe përfituesit e ndihmës sociale, mund të presin pagesën prej 30 euro në llogaritë e tyre. Paratë do të paguhen më 2 dhe 3 nëntor. Gjithsej janë më shumë se 5,7 milionë qytetarë, prej të cilëve 1,6 milionë janë pensionistë. Të gjithë do të marrin 3527 dinarë”, tha Mali.

Check Also
Close
Back to top button