Vendoset nxënësit shkojnë në pushim nga 8 nëntori
Ka përfunduar seanca e Shtabit të Krizave, ndërsa para publikut po i drejtohet Ministrja e Punës dhe anëtarja e Shtabit të Krizave, Dr. Darija Kisiq Tepavçeviq.
Ajo paralajmëroi masa të reja për certifikatat e vaksines dhe zgjatjen e pushimeve për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
Kisic Tepavçeviq paralajmëroi gjithashtu kontroll më të fortë mbi zbatimin e masave.
“Situata epidemiologjike për momentin është mjaft e pafavorshme. Javën e kaluar kemi shënuar një ulje të lehtë, por shifrat janë ende shumë të larta, nga 50 deri në 60 bashkëqytetarë tanë humbin jetën çdo ditë nga kjo sëmundje”, tha Kisic Tepavçeviq.
Ajo vuri në dukje se vaksinën nuk e morën mjaft njerëz.
“Ajo që duhet të them është vaksinimi, vaksinimi dhe vaksinimi, më duhet t’u bëj apel të rinjve, sepse ata mund të na ndihmojnë shumë në këtë luftë”, tha ajo.
“Kemi vendosur që pushimin ta zgjasim nga 8 deri në 12 nëntor”, tha ajo.
Vendimi vlen si për shkollat fillore ashtu edhe për ato të mesme.