Lajme
Arabia Saudite do të lejojë hyrjen e personave të vaksinuar me vaksinën Sputnik V nga janari
Arabia Saudite do të lejojë hyrjen e personave të vaksinuar me vaksinën ruse të koronavirusit Sputnik V nga janari, njoftoi sot Fondi Rus për Investime Direkte (RDIF).
RDIF deklaroi se Mbretëria e Arabisë Saudite dha miratimin për hyrjen e personave të vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik V nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Arabia Saudite i është bashkuar 101 vendeve që kanë miratuar hyrjen e personave të vaksinuar me Sputnik V pas bashkëpunimit dhe bisedimeve të gjera ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Arabisë Saudite dhe RFIF, me mbështetjen e Ministrisë së Investimeve të Arabisë Saudite.