Ardita Sinani: Serbia po shkombëtarizon shqiptarët e Luginës së Preshevës

“Serbia po zbaton planin për shkombëtarizimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë duhet të koordinohen për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve”, tha Ardita Sinani, kryetare e Preshevës.
Ajo tha për Balkan Talks se qeveria e Aleksandër Vuçiqit ishte politikisht “nacionaliste”, kulturalisht “neokonservatore” dhe ekonomikisht “neoliberale”.
“Vuçiq fshihet pas një imazhi pro-evropian dhe në fakt ai mbështet krijimin e një Serbie autoritare që shkel të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht, Perëndimi e toleron për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike” tha Sinani.
Ajo shtoi se Serbia nuk e respekton Marrëveshjen për kthimin e shqiptarëve nga viti 2001, si dhe se inkurajon emigrimin e tyre nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja.