Lajme

Arrestohet Mjeku nga Vranja: Shkroi receta në vlerë prej 4.6 milionë dinarë

Ministria e Brendshme, Departamenti për Luftën kundër Korrupsionit në bashkëpunim me Departamentin e Posaçëm për Shuarjen e Korrupsionit të UJT-së në Nish, arrestuan S.V. (1964), mjek nga Shtëpia e Shëndetit në Vranjë, njofton MPB.

Sipas deklaratës, ai akuzohet për lëshimin e kundërligjshëm të recetave për personat e siguruar, duke e dëmtuar RZFO-në për më shumë se 4.6 milionë dinarë.

Policia tha se S.V. (1964) nga janari 2018 deri në maj 2020 ka përshkruar në mënyrë të kundërligjshme 7028 receta për 146 persona të siguruar pa raport nga mjeku specialist, pa praninë e të siguruarit dhe në një shumë më të madhe se sa lejohet në baza mujore.

Në atë mënyrë dyshohet se e ka dëmtuar Fondin Republikan të Sigurimeve Shëndetësore për 4.623.118 dinarë – thuhet në njoftim.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente, thuhet në njoftim.

Related Articles

Back to top button