Lajme

Doza Buster 80 për qind efektive kundër formave më të rënda të omicron

Një dozë përforcuese e vaksinës kundër Covid 19 mund të sigurojë rreth 85 për qind mbrojtje kundër simptomave të rënda të Covid të shkaktuara nga soji omicron, sipas studiuesve nga Mbretëria e Bashkuar që analizuan ndikimin e vaksinimit në omicron.

Edhe me një dozë përforcuese, mbrojtja kundër formave të rënda të sëmundjes së shkaktuar nga omikroni mund të variojë nga 80 në 85,9 për qind krahasuar me 97 për qind të mbrojtjes për shtamin delta, i cili është varianti i dytë që dominon aktualisht në Britani.

Sipas shkencëtarëve, mbrojtja është disi më e ulët se sa me vaksinat që janë dhënë kundër versioneve të mëparshme të kovidit, por kjo do të thotë se doza shtesë duhet të parandalojë që një numër i madh njerëzish të përfundojnë në spital.

Related Articles

Back to top button