Lajme
Konfirmohet rasti i parë i infektimit me Omicron në Serbi

Rasti i parë i sojës omicron është konfirmuar sot në Serbi, ka thënë doktoresha Tanja Jovanoviq dhe është zbuluar tek një pasagjer i cili ka ardhur nga Botsvana.
– Mostra është marrë nga një pacient i ardhur nga Botsvana. Ajo ka hyrë në vend si PCR negative, ka qenë në izolim dhe ka rezultuar pozitive në testin e kontrollit PCR, kështu që e kemi vërtetuar nga mostra e saj – tha virologia dhe anëtarja e Shtabit të Krizave Tanja Jovanoviq, duke theksuar se ka ndodhur rreth orës 14.