Nesër pensionistët i marrin 20 euro, qytetarët tjerë të mërkurën dhe të enjten

Ministri i Financave Sinisha Mali njoftoi se nga nesër fillon pagesa e ndihmës financiare për qytetarët në shumë prej 20 euro.
Mali tha se nesër do të marrin ndihmën pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale dhe të burgosurit. Paratë do t’u paguhen qytetareve të tjerë duke filluar nga data 8 dhe 9 dhjetor, njoftoi Ministria e Financave.
“Në total, rreth 5.8 milionë qytetarë të Serbisë do të marrin 20 euro ndihmë financiare nga shteti, të cilat po i paguajmë në kuadër të paketës së tretë të mbështetjes për ekonominë dhe qytetarët për të zbutur pasojat e pandemisë së koronavirusit, do të paguhen nesër për 1.743.929 pensionistë dhe persona në Institutin e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale”, tha Sinisha Mali.
Më pas, të mërkurën, më 8 dhjetor, saktësoi ministri, paratë do t’u paguhen 2.328.123 qytetarëve dhe të enjten më 9 dhjetor do t’i marrin paratë 1.729.707 të tjerë të Serbisë.
“Për këtë masë mbështetëse janë ndarë gjithsej 13.6 miliardë dinarë dhe me pagesën e atyre parave po i përfundojmë pagesat në kuadër të pakos së tretë mbështetëse këtë vit”, tha ministri Mali dhe përkujtoi se tri pako të mbështetjes për ekonominë dhe qytetarët. të Serbisë kanë një vlerë totale rreth tetë miliardë euro, ose rreth 17 për qind të PBB-së.
Ministri Mali përkujtoi se në muajin maj dhe nëntor 5.7 milionë qytetarë kanë marrë 30 + 30 euro, se të vaksinuarit në qershor kanë marrë 3000 dinarë, ndërsa të papunët 60 euro.