Një rregull i ri në Austri nga mesnata: Si të shmangni testimet dhe karantinën shtesë?
Prej mesnatës në Austri ka hyrë në fuqi një regjim i ri i hyrjes, sipas të cilit pa karantinë mund të hyjnë vetëm ata që plotësojnë të ashtuquajturin rregull “2G plus” ose kanë marrë një dozë përforcuese.
Sipas rregullores së re, në vend mund të hyjnë vetëm personat që kanë çertifikatë vaksinimi ose kurimi nga COVID 19, por me PCR negativ, jo më shumë se 72 orë.
Ata që morën një dozë përforcuese të vaksinës së koronavirusit u përjashtuan nga testi PSR.
Ata që hyjnë në Austri pa test PCR dhe nuk kanë marrë një dozë përforcuese do të duhet të kalojnë në karantinë dhjetë ditore. Karantina mund të ndërpritet vetëm pas pesë ditësh izolimi me një test negativ PCR të kryer në Austri.
Gjithashtu, për ata që nuk plotësojnë kushtet për të hyrë në vend pa karantinë, duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike përpara udhëtimit.
Nga kjo masë përjashtohen vetëm gratë shtatzëna dhe personat që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore dhe për këtë duhet të kenë certifikatë mjekësore.
Ka edhe rregulla të veçanta për fëmijët.
Konkretisht, nga këto masa përjashtohen fëmijët nën moshën 12 vjeç, të cilët duhet të karantinohen dhe regjistrohen në mënyrë elektronike nëse i rrituri me të cilin udhëtojnë duhet të izolohet.
Përjashtim ka edhe për fuqinë punëtore ndërkufitare, e cila ende i nënshtrohet rregullit “3G”, ku në vend mund të hyjnë vetëm personat e vaksinuar, të kuruar apo të testuar negativisht.