Lajme

Nuk vendosi “stikersa” dënohet nga policia e Kosovës qytetari nga Presheva

Policia e Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “facebook” kanë njoftuar se e kanë dënuar me gjobë prej 60 eurosh një person për shkak se në veturën e tij me tabela të Serbisë nuk kishte stikera.

“Falë bashkëpunimit mes policisë dhe qytetarëve-mediave, identifikohet vetura me targa të Serbisë që nuk vendos stikersa në targa. Policia pasi lokalizon veturën, drejtuesit të saj i shqipton gjobën përkatëse. Policia edhe një herë falënderon të gjithë ata që bashkëpunojnë me policinë, duke ofruar të dhëna për raste të kundërvajtjeve, por jo vetëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në postimin fillestar, Policia kishte publikuar edhe një fotografi të një dokumenti të personit ndaj të cilit është shqiptuar gjoba, ku shihet që emri i tij është Drilon dhe që është shqiptar nga Presheva.
Më pas postimi i Policisë së Kosovës është edituar dhe fotografia ku shihet emri i Drilonit në një dokument identifikimi është larguar.

Në këtë postim të Policisë së Kosovës ka pasur komente të shumta nga qytetarët të cilët kanë thënë se “shqiptar qenka”, derisa dikush tjetër ka thënë se duhet shkuar në pjesën veriore për t’i dënuar ata që s’respektojnë vendosjen e stikerave.

Related Articles

Back to top button