Lajme

Po vjen “Carmel”, stuhi e dëborës që do të godas ballkanin në fundjavë

Moti pritet të përkeqësohet me shpejtësi në orët në vijim. Mediat greke raportojnë se Ballkani dhe Mesdheu pritet të ndikohen nga i ftohti që do të sjellë stuhia e dëborës e pagëzuar me emrin “Carmel”.

Kjo stuhi dëbore pritet të godasë në fundjavë, me reshje të dendura shiu dhe dëbore por edhe erëra të furtushme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar grek (EMY), i cili ka lëshuar buletinin urgjent të motit, moti i keq do të prekë kryesisht Mesdheun juglindor ku priten reshje të dendura.

Ndërkohë sot në rajon intervalet me diell do të jenë të gjata, me mot përgjithësisht të kthjellët.

Related Articles

Back to top button