Presheva shtatë kërkesa për ministren Gërvalla dhe qeverinë e Kosovës
Gjate vizites ne Presheve Donika Gervalla, ministre e puneve te jashtme te Kosoves ka pranuar kerkesa dhe eshte njoftuar me situaten e Lugines se Presheves.
Kryetarja e Presheves Ardita Sinani dhe zevendeskryetari Ragmi Mustafa kane pritur Gervallen ne kabinetin e kryetares.
Sinani ka publikuar dhe kerkesat qe i kane drejtuar Gervalles dhe qeverise se Kosoves.
1. Përkushtim dhe dinamizim i diplomacisë së Republikës së Kosovës për sensibilizimin e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me pasivizimin e vendbanimeve dhe adresave të shqiptarëve në Serbi.
2. Përfshirje të kuadrove nga Lugina e Preshevës në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
3. Hartim i një Plani dhe Programi nga Qeveria e Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës.
4. Funksionalizim i Zyrës për Luginën e Preshevës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
5. Sensibilizim i bashkësisë ndërkombëtare nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës për moszbatimin nga Qeveria e Republikës së Serbisë të tri marrëveshjeve për Luginën e Preshevës.
6. Hartim i një Plani dhe një Strategjie operacionale nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës për sensibilizimin e bashkësisë ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
7. Angazhim për përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi.
Këto janë 7 kërkesa konkrete që sot pata nderin t’ia paraqes dhe t’ia dorëzojë Zëvëndëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Zonjës Donika Gërvalla.
E falenderoj shumë për vizitën dhe përkushtimin e saj për Luginën e Preshevës.
Bashkërendimi, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi midis institucioneve të Luginës së Preshevës dhe atyre të Republikës së Kosovës është në interes të të gjithë qytetarëve, në funksion të ndërtimit të një paqe të qëndrueshme në rajon.” ka shkruar Ardita Sinani ne rrjeti Social facebook.