Lajme

Shaban Rahimi nga Corrotica mposht Leukemin

Të nderuar Vllezër Motra BashkëVendas Familjar të nderuar Njerëz të vullnetit të mirë të dashur Mërgimtar zemërgjër e Bamirsa me Plot dëshir e Lutje ndaj Allahut të madh për ju që nga zemra ime e lus Allahun tjau shperbleft çdo vepër dhe sakrific . AMIN
Sot desha tju njoftoj un Shabani Nga Spitali ACIBADEM në Turqi me deshirën e Allahut fitova betejën me Leochemin acuta dhe Konstatimi i mjekëve më bën të përgëzuar me ndihmen e Allahut. Sepse sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë të themi FALEMINDERIT JUVE GJITHËVE;
Sepse sot ne kemi nevojë të jemi MIRENJOHES dhe të jemi gjithë jetën të tillë;
Sepse sot ne duhet të kthejmë kokën pas e të kujtojmë fillimet tona dhe këtë ta bëjmë gjithmonë;
Sepse sot ne duhet të jemi edhe më humanë se kurrë më parë; Sepse të tillë duhet të jemi çdo ditë;

ALLAHU i madhërishëm në Kuran thotë: SOT SHPËRBLEHET SECILI NJERI ME ATË QË KA VEPRUAR SOT NUK KA PADREJTËSI, ALL-LLAHU LLOGARIT SHPEJT .-GAFIR-40-17-
Sepse kjo Vepër e të gjithve Bamirsie morale Shpirtërore ka nevojë për mirënjohje ka nevojë për falënderime ka nevojë çdo ditë e në çdo pjesë të tij.
Mirëkuptimi, respekti, mirënjohja dhe vlersimi i bërë ndaj gjithkujt në këtë jetë, tingëllon më bindës kur ai shndërrohet njëkohësisht edhe në një detyrim moral, për të vijuar udhën e nisur
Sepse nëse jemi mirënjohës, jemi më të njerëzishëm, jemi më të arsyeshëm, jemi më bashkëkohorë, jemi qytetarë dhe Jemi Vëllezër dhe Motra .
Sot un dhe Familja ime kemi nevojë të falënderojmë, të shprehim mirënjohjen të gjithë atyre që kanë qëndruar përkrah që nga fillimi i rrugëtimit tonë, në një det të trazuar, plot dallgë që ka kërkuar kapiten dhe ekuipazh të zot dhe deri sot, ku themi me krenari që jemi një Familje shum e Knaqur e gjith mbështetja nga gjith ju Bamirës sepse besimin në ju e kemi ditur dhe kemi pasur gjer në destinacion ku Vetë ALLAHU Në KURAN thotë —
S’KA DYSHIM SE ATA QË BESUAN DHE BËNË VEPRA TË MIRA, E FALËN NAMAZIN DHE E DHANË ZEKATIN, ATA I PRET SHPËRBLIMI I MADH TE ZOTI I TYRE, ATA NUK DO TE KENË KURRFAR FRIKE AS BRENGOSJE
El-Bekare -2–277
Të jesh mirënjohës është element njerëzor, një virtyt që padyshim shqiptarët e kanë patur gjithmonë dhe do e kenë edhe në të ardhmen.
Prandaj dhe këtë vepër e kemi titulluar MIRENJOHJE.
Çdo ditë ne punojmë, rritemi, ecim përpara, , zgjerohen,miqësia, familja, shoqëria, rritet dhe zhvillohet edhe vendi ku jetojmë dhe vjen një moment kur duhet të ndalemi, të reflektojmë dhe të jemi mirënjohës për çdo gjë që kemi arritur deri më tani .
FALEMINDERIT dhe MIRËNJOHJE çdokujt që ka qenë pjesë e këtij Humanizmi Bamirsie force motivi per Mua rrugëtimi dhe pjesë e jetës tonë të përditshme.
Me shumë dashuri Shaban Rahimi
Edhe njëherë Faleminderit dhe Mirënjohje të gjithëve.
Allahu ju nderoft me gjitha të mirat si n’kët Bot dhe Botën tjetër Gjithmon Gjithve inn shaa Allah Amin.

Related Articles

Back to top button