SI TI MERRNI 100 EUROT NGA SHTETI? Paratë ju dalin në llogari më 1 shkurt, ja kush ka të drejtë të aplikojë
Presidenti Serbise Aleksandar Vuçiq në konferencën vjetore ka njoftuar nje ndihmë financiare tjeter për të gjithe te rinjët e moshës nga 16 deri në 29 vjeç.
Regjistrimi do të mund të bëhet nga data 15 deri më 30 janar, ndërsa pagesa është planifikuar që të kryhet më 1 shkurt.
Gjithçka që ju duhet për të aplikuar për 100 euro është letërnjoftimi dhe një llogari bankare e hapur.
Presidenti Vuçiq deklaroi se rreth 1.050.000 të rinj në Serbi mund të aplikojnë për 100 euro. Ai sqaroi se kjo masë është miratuar me qëllim që t’i kushtohet vëmendje edhe asaj kategorie të qytetarëve.
“Ne kemi përgatitur një ndihmë për të gjithë personat e moshës nga 16 deri në 29 vjeç që do të zbatohet shpejt dhe kjo është një ndihmë e mbështetjes sonë për ata persona. Prandaj do të kenë të drejtën të aplikojmë për shumën prej 100 euro të gjithë të rinjtë që kanë letërnjoftim” tha Vuçiq.