Vaksinim i detyrueshëm anti-Covid për punonjësit shëndetësorë në Gjermani
Ligjvënësit gjermanë miratuan sot një projektligj, duke bërë të detyrueshëm vaksinën anti-Covid për punonjësit shëndetësorë. Ky është hapi i parë drejt vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë popullatën, shkruan euronews
Projektligji, i cili synon të mbrojë grupet veçanërisht më të rrezikuara, u miratua me 571 vota pro dhe 80 kundër. Tani e tutje, të gjithë ata që punojnë në spitale, azile duhet të vaksinohen kundër Covid-19. Masa ka të bëjë edhe me stafin e institucioneve që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, apo qendrat e shërbimit social.
Projektligji thekson se punonjësit shëndetësisë kanë një “përgjegjësi të veçantë” sepse janë “në kontakt të ngushtë dhe intensiv me grupe njerëzish që janë më të rrezikuar.” Këta punonjës do të kenë afat deri më 15 mars 2022 për tu vaksinuar në të kundërt do të pushohen nga puna.
Megjithatë deri më tani, 90% e punonjësve shëndetësorë janë të vaksinuar, në krahasim me 69.3% të popullatës së përgjithshme.